Politike

‘Dikush duhet të reagojë, lidershipi i PD po gënjen’/ PLAS KEQ! La mandatin e deputetit, Mark Marku: Basha është thjesh

27 Gusht 2021, 07:04 Nga DOSJA
‘Dikush duhet të reagojë, lidershipi i PD po gënjen’/

TIRANË‘Basha është kryetar i partisë së Berishës’-shkruan Mark Marku në editorialin e ‘Panorama’ ku njofton se do të tërhiqet nga mandat i deputetit. Ai shkruan se nuk do të jetë as deputet në Kuvendin e ri dhe as nuk do të shkojë në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ai thotë se ka vendosur që të jetë drejtues i fushatës së zgjedhjeve në qarkun e Lezhës. Marku mendon se PD po humbet një shans historik duke gënjyer të gjithë mbështetësit e tyre. Ai shton se nuk do të bëhet palë e gënjeshtrave të lidershipit të PD-së ndaj qytetarëve ndaj vendosi që të largohet.

E bëj këtë akt që është më tepër në gjest se një sakrificë për të treguar se dikush duhet të reagojë kundër shkatërimit të PD-së. E bëj për të dhënë një mesazh alarmi të cilin kushdo duhet ta dëgjojë. ‘- shkruan Marku.

“Etapat e njëpasnjëshme të rënies së vazhdueshme te PD-së në një rutinë humbëse dhe se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”, PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së duke tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica“, shkruan ai ndër të tjera.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dorehiqet mark marku lulzim basha dorehiqet mark marku lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 27 Gusht 2021, 06:39

TIRANË– Një lajm shumë i papritur u publikua mëngjesin e sotëm në printin e ‘Panorama’. Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë n...