Politike

Ambasadori i Kosovës mbaron misionin i tij në Shqipëri, Meta: Na janë gjendur të parët në çdo katastrofë natyrore, ka a

26 Gusht 2021, 14:33 Nga DOSJA
Ambasadori i Kosovës mbaron misionin i tij në Shqipëri, Meta: Na

TIRANË– Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka përfunduar misionin e tij diplomatik në vendin tonë. Presidenti Ilir Meta e ka pritur sot në zyrë Hasanin, me të cilin tregon se ka bërë një bisedë të ngrohtë dhe ka vlerësuar ecurinë dhe përpjekjet e deritanishme për fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat.

Në një postim në profilin e tij në Facebook, Meta shton se Kosova ka qenë gjthmonë vendi i parë që i është gjendur pranë Shqipërisë në rastet e katastrofave natyrore, duke marrë si shembull zjarret. Kreu i Shtetit nënvizon se ka ardhur koha që tashmë të vihen në zbatim 70 marrëveshjet e nënshkruara midis dy Qeverive.

Statusi i plotë:

Një bisedë e ngrohtë me Ambasadorin e Kosovës, Nait Hasani, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik. Vlerësuam ecurinë dhe përpjekjet e deritanishme për fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha fushat, por që meritojnë të jenë edhe më të shkëlqyera. Ndamë bindjen se ka ardhur koha të shohim të zbatuara dhe në veprim mbi 70 marrëveshjet e nënshkruara midis dy Qeverive, sepse mbi të gjitha këtë e kërkojnë qytetarët e vendeve tona.

I përcolla falenderimet më të përzemërta dhe mirënjohjen e thellë për autoritetet shtetërore të Kosovës, që përherë na janë gjendur pranë, të parat, në përballjen me katastrofat natyrore që kanë goditur Shqipërintë, siç ishte dhe ndihma e vyer e dhënë së fundmi për tejkalimin e situatës së vështirë të krijuar nga zjarret. Shqipëria dhe Kosova, gjithmonë në krah të njëra-tjetrës!

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta nait hasani ilir meta nait hasani

Sondazh

Poll