Politike

Gruaja e Tony Blair vjen në Tiranë, darkon me Endri Fugën dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, ‘blindohet’ rrugica k

26 Gusht 2021, 20:43 Nga DOSJA
Gruaja e Tony Blair vjen në Tiranë, darkon me Endri Fugën dhe

TIRANË– Cherie Blair, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik, Tony Blair ka vizituar Tiranën mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka mësuar se këtë mbrëmje, Cherie Blair po darkon me shefin e komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga. Të dy ndodhen në një restorant që gatuan kryesisht receta italiane, pas Piramidës, në rrugicën ngjitur me të njohurën e shumë të frekuentuarën në kryeqytet, ‘rruga e Salës’ (Mustafa Matohiti).

Dosja.al ka mësuar gjithashtu se Cherie Blair dhe Endri Fuga nuk janë vetëm. Të dy janë të shoqëruar nga zyrtarë të ministrisë për punët e jashtme, identitetet e të cilëve nuk bëhen me dije.

Kjo vizitë e gruas së ish-kryeministrit britanik dhe kjo darkë po mbahet e fshehtë, pasi asnjë prej të pranishmëve nuk ka bërë asnjë postim public në rrjetet sociale, ndryshe nga herët e tjera kur vetë kryeministri kujdeset që ‘gostitë’ me të ardhurit t’i prezantojëm e publikun.

Të njëjtat burime tregojnë për Dosja.al se rrugica ku ndodhet restoranti pritës është boshatisur e gjitha dhe të vetmit banorë të saj për këtë mbrëmje janë zonja Blair, Fuga dhe zyrtarët e ministrisë.

Tony Blair njihet për mbështetjen që i ka dhënë kryeministrit Edi Rama. Më herët ai u prit në Maqedoninë e Veriut nga Zoran Zaev dhe komentoi pozitivisht nismën “Ballkani i Hapur”. Tetë vite më parë, Rama vuri në dispozicion të tij këshillimet e ish-kryeministrit britanik dhe të drejtorit të komunikimit të tij, Alastair Campbell. Në vitin 2015, Blair shtoi Serbinë në listën e vendeve nga të cilat paguhet si këshilltar.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike cherie blair ne tirane endri fuga cherie blair ne tirane endri fuga

Sondazh

Poll