Politike

Aksidenti tragjik, Meta: Thjesht i pikëlluar për jetët e humbura, Policia të marrë masa

26 Gusht 2021, 15:50 Nga DOSJA
Aksidenti tragjik, Meta: Thjesht i pikëlluar për jetët e humbura,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët e viktimave të aksidentit të sotëm në Qafë-Muzinë. Me anë të një postimi në Facebook, Meta u ka uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve, ndërkohë që ka përgëzuar autoritetet shëndetësore për ndihmën dhe reagimin e shpejtë që kanë bërë. Kreu i Shtetit u ka bërë apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes, në mënyrë që tragjedi të tilla si kjo të shmangen. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje policisë që të marrin masa për parandalimin e aksidenteve në këtë periudhë turistike.

Postimi i plotë:

Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë. Ndaj dhembjen e thellë dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të tyre!

Të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe i përgëzoj autoritetet shëndetësore për kujdesin dhe ndihmën që po u japin në këto momente të vështira! Një apel të fortë u bëj të gjithë qytetarëve për të udhëtuar me shumë kujdes dhe dëshmuar përgjegjshmëri të lartë në drejtimin e automjeteve, në mënyrë që të tilla tragjedi tronditëse të shmangen në të ardhmen.

E nxis Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda, që fatkeqësisht po bëhen kaq të shpeshta në rrugët e Shqipërisë.

LAJM KRYESOR: TRAGJIKE në Qafë Muzinë! Furgoni me pasagjerë tenton të shmangë përplasjen me fuoristradën, del nga rruga dhe bie në greminë, humbin jetën pesë persona, plagosen tre të tjerë, një në gjendje të rëndë

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta tragjedia e qafe muzines ilir meta tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll