Politike

Doli vetë t’i priste në Rinas! Rama ndan pamjet nga mbërritja e afganëve: Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e

27 Gusht 2021, 05:08 Nga DOSJA
Doli vetë t’i priste në Rinas! Rama ndan pamjet nga

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ishte vetë prezent në pritjen e grupit të parë të afganëve që erdhën në Shqipëri pas orës tre të mëngjesit. Më pas, kryeministri ka ndarë pamjet në ‘Facebook’ të mbërritjes së afganëve dhe pritjes së tyre në radhë për të bërë kontrollet në Rinas. Kreu i qeverisë i uron mirëseardhjen afganëve në tokën që sipas tij ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

POSTIMI:

Miremengjes dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve, duke i uruar së bashku me të gjithë ju mirëseadhjen, në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut, edhe 121 fëmijëve, grave e burrave nga Afganistani fatkeq, të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganë! Rama, Xhaçka dhe Yuri Kim i presin në Rinas, kryeministri: I uroj mirëseardhjen në tokën ku ligji thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll