Politike

Afganët në Shqipëri, Yuri Kim: Shqipëria i ofroi mbrojtje atyre në nevojë, krenarë t’ju quajmë mik dhe aleat

27 Gusht 2021, 05:16 Nga DOSJA
Afganët në Shqipëri, Yuri Kim: Shqipëria i ofroi mbrojtje

TIRANË– Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka pritur grupin e parë me 121 afganë që mbërritën në vend së bashku me ministren Olta Xhaçka. Ajo ka falënderuar Shqipërinë për vendimin që mori për t’i strehuar ata.

Me një postim në Twitter, Kim shkruan se Shqipëria i ofroi edhe një herë mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe.

“Jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat.Ministrja Olta Xhaçka dhe unë mirëpritëm grupin e parë të afganëve që kërkonin strehim të përkohshëm në Shqipëri. Siç kanë bërë gjithmonë, populli i Shqipërisë edhe një herë u ofron mikpritje dhe mbrojtje atyre në nevojë më të madhe. Ne jemi krenarë t’ju quajmë një mik dhe aleat. Faleminderit”, shkruan Yuri Kim në Twitter.

Mbërrijnë në Shqipëri 121 afganë! Rama, Xhaçka dhe Yuri Kim i presin në Rinas, kryeministri: I uroj mirëseardhjen në tokën ku ligji thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike evakuimi i afganëve ne shqiperi yuri kim evakuimi i afganëve ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll