Politike

27 Gusht 2021, 06:39 Nga DOSJA

TIRANË– Një lajm shumë i papritur u publikua mëngjesin e sotëm në printin e ‘Panorama’. Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës, madje ai nuk do të marrë pjesë as në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editorial për gazetën Panorama, aty ku ka listuar dhe arsyet se përse ka marrë një vendim të tillë. Në një editorial të shkruar nga vetë ai, thuhet se Basha është kryetar i partisë së Berishës e se sipas tij, PD është një parti që po mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës dhe të një grupi shumë të ngushtë të partisë.

Besoj të gjithë tani e kanë kuptuar paradoksin e PD-së në tetë vjet: Basha, kryetar i partisë së Berishës.’- shkruan Marku duke shtuar se PD po vazhdon rutinën 8-vjeçare të humbësit, ndaj ka vendosur të mos marrë pjesë në etapën e katërt të një rutine humbëse.

Marku thotë se ka dhënë dorëheqjen nga mandati mirëpo do të jetë drejtues i fushatës së zgjedhjeve në Qarkun e Lezhës përkundër interesave për t’u ripërfshirë në jetën aktive politike. Me bindje të plotë ai shkruan se nuk është penduar për këtë vendim që ka marrë.

‘Nuk jam penduar, por nga ana tjetër nuk mund të bëhem pjesë e një force politike që nuk ka as vetëdijen më minimale për gjendjen ku ndodhet dhe që nuk ka as përgjegjësinë më të vogël për fatin e mbështetësve të vet apo të gjithë shoqërisë. Kam bindjen (shpresoj të jetë e gabuar) që duke vazhduar rutinën e humbësit, PD po humb një shans historik, të fundit, për të ndryshuar veten dhe shoqërinë.’ 

Duke qënë se mandati i Mark Markut mbetet bosh, Elda Hoti vjen në parlament në vend të Mark Markut. Ajo erdhi në listë si pjesë e koalicionit të PD, si kandidate e Partisë Republikane. Hoti renditej e 5 në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese nga zgjedhjet e 25 prillit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dorehiqet mark marku mark marku dorehiqet mark marku mark marku

Sondazh

Poll