Politike

Shoferin e kishte të afërm! Flamur Golemi shkruan për aksidentin tragjik me 5 viktima: E bënte prej 20 vitesh atë rrugë, a

26 Gusht 2021, 20:14 Nga DOSJA
Shoferin e kishte të afërm! Flamur Golemi shkruan për aksidentin

GJIROKASTËR– Flamur Golemi, kryebashkiaku i Gjirokastrës ka zbuluar se shoferi Bardh Proda që humbi jetën sot në aksidentin me pesë viktima, ishte i afërmi i tij. Në një status në profilin e tij në Facebook, Golemi shkruan se ai e bënte prej 20 vitesh atë rrugë dhe kurrë nuk ka bërë asnjë gabim në timon.

Ndër rreshta, Golemi apelon që drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

“Pa fjalë nga çfarë ndodhi sot në Muzinë, ku sa hap e mbyll sytë u këputën 5 jetë në një aksident tragjik. Pesha e dhimbjes është e rëndë për këdo që dëgjon një lajm të kobshëm si ky. Shumë më shumë për mua që humba të afërmin tim, Bardhin, shoferin fatkeq që e bënte atë rrugë për gati 20 vjet e kurrë nuk bëri një gabim në timon. Hetimet do të zbardhin të vërtetën e ngjarjes, që me siguri do të harrohet si shumë të tjera. Por ajo që duhet përsëritur vazhdimisht e vazhdimisht nga të gjithë ne, është një apel i thjeshtë: Mos rrezikoni jetën tuaj kur jeni në timon dhe as të të tjerëve që kalojnë në rrugë. Thirrini mendjes, qoftë me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo deri te përdorimi i celularit. Ngushëllime familjes Proda, familjes Korçari dhe Fediaieva. Shërim të shpejtë edhe për vajzat që morën lëndime!”- shkruan Golemi.

Pasditen e sotme, Rexhina Çelhaka e cila drejtonte fuoristradën i preu rrugën furgonit me pasagjerë dhe bëri që i fundit të përfundonte në humnerë. Për pasojë, ndërruan jetë pesë persona. E vetmja e mbijetuar ndodhet në spital. Vetë Çelhaka ka mbetur gjithashtu e dëmtuar bashkë me dy mikeshat me të cilat po udhëtonte, por janë jashtë rrezikut për jetën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bardh proda flamur golemi tragjedia e qafe muzines bardh proda flamur golemi tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll