Aktualitet

ZYRTARE/ Sot mbërrijnë në Shqipëri 170 afganët e parë, do strehohen në Durrës, grupi u nis dy orë pas atentateve kamika

27 Gusht 2021, 00:36 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Sot mbërrijnë në Shqipëri 170 afganët e

TIRANË– Grupi i parë me emigrantët afganë pritet të mbërrijë nga minuti në minutë në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për një grup prej 170 qytetarësh afganë, kryesisht gra e fëmijë, të cilët janë nisur nga Kabuli dy orë pas atentateve terroriste që lanë 72 viktima rreth aeroportit të kryeqytetit të Afganistanit. Grupi që pritet të mbërrijë sonte, do të strehohet në strukturat hoteliere të qytetit bregdetar të Durrësit.

Fillimisht, pasi të zbresin në aeroport, ata do të qëndrojnë në tendat e ngritura pranë zonës ushtarake, ku do t’ju ofrohet dhe asistenca e parë mjekësore. Të gjithë emigrantët do tu nënshtrohen edhe testeve të Covid-19 e më pas do të kryejnë dhe proceset formale, si marrja e shenjave të gishtërinjve dhe regjistrimet. Qeveria shqiptare është treguar e gatshme që qytetarëve afganë tu ofrojë dhe statusin e “mbrojtjes së përkohshme”. Vendimi i firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama u jep atyre të drejtën që të qëndrojnë deri në një vit në Shqipëri. Sipas të njëjtit vendim, qeverisë i lind e drejta tu kufizojë lëvizjet emigrantëve, nëse e konsideron të arsyeshme.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre pas pushtimit nga talebanët, por numri i tyre ende nuk është i qartë. Një ditë më parë në një intervistë për televizionin CNN, kryeministri shqiptar Edi Rama tha se do të vijnë  rreth 4 mijë persona, numër ky që ka ndryshuar vazhdimishit nga Kreu i Qeverisë. Fillimisht u fol për qindra, më pas shkoi në njëmijë, dy mijë, tre mijë, derisa një ditë më parë, vetë Rama tha se do të vijnë katër mijë emigrantë. Përveç Durrësit, për afganët janë përgatitur dhe godinat në Qytetin Studenti, struktura hoteliere në Berat e Lezhë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll