Aktualitet

EMRI/ Qëllohet me armë zjarri 58-vjeçari në Reç të Malësisë së Madhe, vdes rrugës për në spital

27 Gusht 2021, 00:00 Nga DOSJA
EMRI/ Qëllohet me armë zjarri 58-vjeçari në Reç

MALËSI E MADHE– Sokol Çelaj, 58 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 22:50 në fshatin Reç, Malësi e Madhe. Çelaj ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij në momentin që është qëlluar me armë zjarri, në rrthana ende të paqarta.

58-vjeçari është nisur për në spital, por rrugës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, por nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50,  në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta  është qëlluar  me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka  qenë duke lëvizur me automjetin e tij. Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë  kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës  për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet vritet sokol çelaj vritet sokol çelaj

Sondazh

Poll