Sport

VIDEO/ Roma e Mourinhos vazhdon të argëtohet, mposht Trabzonspor dhe prek grupet e Conference League

26 Gusht 2021, 19:53 Nga DOSJA
VIDEO/ Roma e Mourinhos vazhdon të argëtohet, mposht Trabzonspor dhe

ROMË– Roma fiton 3-0 kundër Trabzonspor, duke arritur në fazën e grupeve të Conference League. Gjithçka ishte e lehtë në sfidën e dytë për ekipin e Jose Mourinhos që vinte pas suksesit në Turqi me shifrat 2-1. Cristante hapi serinë e golave në minutën e 20-të, teksa pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0 të kryeqytetasve.

Në pjesën e dytë, kryeqytetasit realizuan edhe dy herë të tjera me anë të Zaniolos dhe El Shaarawy-t, të cilit i mjaftuan vetëm 5 minuta në fushë për të gjetur rrugën e rrjetës. Skuadra verdhekuqe doli nga stadiumi mes duartrokitjeve për prezantimin dinjitoz.Interesant ishte fakti se goli i Zaniolos u prit mirë edhe nga shokët e skuadrës, pasi pas 400 ditësh talenti i Romës gjeti golin gjë që mungonte që nga 22 korriku i vitit 2020.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport conference league roma conference league roma

Sondazh

Poll