Sport

Zyrtare: Joaquim Correa, tashmë pjesë e kampionëve të Italisë…

26 Gusht 2021, 14:23 Nga DOSJA

ITALI – Interi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Joaquin Correa nga Lazio. Kampioni i Serie A ka vazhduar me përforcime, pasi dëshiron të mbrojë titullin në dhe të konkurrojë me dinjitet në Champions League.

Pas transferimit të gjermano-turkut Hakan Calhanoglu, holandezit Denzel Dumfries dhe boshnjakut Edin Dzeko, klubi i Interit ka njoftuar edhe me transferimin e argjentinasit Joaquin Correas nga Lazio.

“FC Internazionale Milano njofton se Joaquin Correa është një lojtar i ri i zikaltërve. Sulmuesi argjentinas, i lindur në 1994, arrin nga Lazio me detyrimin për të transformuar huazimin në një transferim të përhershëm. Correa ka nënshkruar një kontratë me klubin deri më 30 qershor 2025.  Mirë se vini Joaquin”,- thuhet në njoftimin e klubit milanez.

Shifrat e transferimit është publikuar nga Lazio, ku thuhet se Interi do të paguajë 5 milionë euro për huazim dhe 25 milionë euro tjera për transferimin e përhershëm, teksa do të ketë edhe 1 milion bonuse.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport argjentinasit joaquim correas nga lazio. boshnjakut edin dzeko gjermano-turkut hakan calhanoglu holandezit denzel dumfries joaquin correa argjentinasit joaquim correas nga lazio. boshnjakut edin dzeko gjermano-turkut hakan calhanoglu holandezit denzel dumfries joaquin correa

Sondazh

Poll