Aktualitet

Pushimet që u kthyen në TRAGJEDI! Publikohen emrat e pesë personave që humbën jetën në Qafë Muzinë, dy kishin ardhur ng

26 Gusht 2021, 18:35 Nga DOSJA
Pushimet që u kthyen në TRAGJEDI! Publikohen emrat e pesë

TIRANËDosja.al ka zbardhur emrat e plotë të pesë personave që humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua mesditën e sotme në Qafë Muzinë. Viktimat janë dy çifte bashkëshortësh dhe shoferi i furgonit që ra në greminë, Bardhi Proda.

Fiqiri Korçari, 77 vjeç, dhe Dritë Korçari 72 vjeçe, banues në Tiranë, ishin me pushime në Sarandë dhe po ktheheshin drejt Tiranës. Edhe çifti tjetër kishin qenë gjithashtu me pushime, por kthimi për ta ishte një fund tragjik. Tetiana Fediaieva, 48 vjeçe, dhe Olesandr Fediaieva, 53 vjeç, të dy banues në Ukrainë, janë burrë e grua që kishin ardhur të vizitonin Shqipërinë.

Të plagosurat janë katër dhe të gjitha janë vajza. Greta Daberdini, 25 vjeçe, banuese në Tiranë ishte pasagjere në furgon dhe e vetmja që mbijetoi. Ajo është shtatzënë dhe bashkë me beben ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore në spitalin e Gjirokastrës.

Rexhina Çelhaka e cila drejtonte mjeti ‘Land Rover” që i preu rrugën furgonit ka mbetur gjithashtu e dëmtuar. Bashkë me dy pasagjerët e fuoristradës, Ana Koskovila, 23 vjeçe dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe, të dyja banuese në Itali, ndodhet gjithashtu në spital, jashtë rrezikut për jetën. të treja vajzat ishin nisur me pushime për në Sarandë, por shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin, u mori jetën pesë personave të tjerë.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ana koskovila bardhi proda drite korcari fiqiri korçari giulia parimi greta daberdini olesandr fediaieva rexhina çelhaka tetiana fediaieva tragjedia e qafe muzines ana koskovila bardhi proda drite korcari fiqiri korçari giulia parimi greta daberdini olesandr fediaieva rexhina çelhaka tetiana fediaieva tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll