Aktualitet

Dje la mandatin e deputetes, Najada Çomo shfaqet krah Manastirliu dhe inspekton Covid 3: 95% e të shtruarve janë të pavaksin

26 Gusht 2021, 17:02 Nga DOSJA
Dje la mandatin e deputetes, Najada Çomo shfaqet krah Manastirliu dhe

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po përgatitet për ta rihapur spitalin Covid 3, duke qenë se shifrat e të infektuarve dhe personave që nevojë për shtrime sa vjen e rritet. Vetë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu pa nga afër përgatitjet që po bëhen në spitalin Covid 3, duke theksuar se do të angazhohen sërish stafet mjekësore përforcuese.

Krah saj u pa edhe Najada Çomo, e cila një ditë më parë dorëzoi mandatin e deputetes për tu vënë sërish në krye të luftës me pandeminë. Vetë Çomo, shefja e Shërbimit Infektiv, tha se numri i pacientëve ka ardhur duke u rritur.

“Numri i pacientëve të shtruar në spitalin Covid 1 ka ardhur duke u shtuar nga fund korriku deri tani, në ditët e fundit të gushtit. Ajo që vihet re është që kemi grupmosha të ndryshme, ku veçohen dhe moshat 20 vjeç e lart, pra moshat e reja. Natyrisht që pjesa më e madhe e pacientëve të shtruar janë të pavaksinuar, pra mbizotërojnë të pavaksinuarit,”- tregoi Çomo.

Manastirliu tha se 95% e personave të shtruar në spitale janë të pavaksinuar, kështu që u bëri thirrje edhe familjarëve për të nxitur sa më shumë të afërmit e tyre për t’u vaksinuar.

“Ne jemi duke u përgatitur që në rast se do të vijojmë të kemi më shumë raste që do të kërkojnë shërbim spitalor, jemi tashmë gati. Ashtu sikurse është bërë në planin tonë të vjeshtë-dimrit të hapim struktura të reja dhe të rihapim në fakt Covid3, sipas pavioneve të caktuara, siç e kemi vendosur edhe të marrim stafet paraprake, ata të cilët do të shërbejnë, të cilët praktikisht janë gati sepse kanë shërbyer më parë në këtë struktura. Takova pak më parë motrën e një vajze të shtruar në Infektiv, e cila ishte vaksinuar, ndërsa motra jo dhe për fat të keq është në spital. Janë rreth 95% e pacientëve që janë të pavaksinuar, por që këtu tani luajnë shumë rol edhe familjarët.

 Nëse kanë dijeni që një i afërm i tyre nuk e ka bërë ende vaksinën duhet të luajmë rol të gjithë për të nxitur sa më shumë në bërjen e vaksinës, sepse simptoman e virusit edhe kur të zë janë më të lehta. Ka edhe një angazhim shumë të madh të gjithë strukturave të shëndetit publik për të vajtur tek çdo qytetar, i cili ende nuk e ka kryer vaksinën dhe që është kategori risku. Por mbi të gjitha edhe për të rritur mbulesën vaksinale tek të rinjtë. Ndaj edhe shtatori është sërish muaj i hapur për të vijuar vaksinimin +18 vjeç, për të vijuar vaksinimin sidomos me studentët të cilët do të jenë në auditore dhe që është shumë e nevojshme vaksinimi i tyre, në mënyrë që të ulim infektueshmërinë, por mbi të gjitha të ulim edhe problematikat e shëndetit që sjell virusi,”- tha Manastirliu.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u shënuan tre viktima dhe 888 të indektuar me Covid-19. Aktualisht në spitale, janë shtruar 91 pacientë, ndërsa raste aktive në të gjithë vendin janë 7 mijë e 681.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet covid 3 ne sqhiperi koronavirusi ne shqiperi najada çomo ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi covid 3 ne sqhiperi koronavirusi ne shqiperi najada çomo ogerta manastirliu viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll