Aktualitet

FOTOT/ Kjo është Rexhina Çelhaka, drejtuesja e “Land Rover”-it që hodhi në greminë furgonin me pasagjerë, ka shtetës

26 Gusht 2021, 17:20 Nga DOSJA
FOTOT/ Kjo është Rexhina Çelhaka, drejtuesja e “Land

GJIROKASTËR- Vajza që shihni në foto është 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, e cila shkaktoi aksidentin e sotëm në Qafë-Muzinë. Ajo po drejtonte “Land Rover”-in me shpejtësi të lartë dhe në Qafë Muzinë i preu rrugën furgonit me pasagjerë.

Drejtuesi i mjetit Bardhi Proda kreu disa manovra në mënyrë që të shmangte përplasjen me fuoristradën, por përfundoi në greminë bashkë me pasagjerët që kishte në furgon. Rënia nga 25 metra lartësi bëri që pesë persona, mes tyre edhe vetë Proda të humbisnin jetën. Të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë, një prej të cilëve është vajzë, 21 vjeçe.

Për në spital është transportuar edhe Çelhaka pasi është plagosur nga aksidenti, ndërkohë që dy pasagjeret që ndodheshin me të në automjet janë në gjendje të mirë shëndetësore.

LAJM KRYESOR: TRAGJIKE në Qafë Muzinë! Furgoni me pasagjerë tenton të shmangë përplasjen me fuoristradën, del nga rruga dhe bie në greminë, humbin jetën pesë persona, plagosen tre të tjerë, një në gjendje të rëndë

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet rexhina çelhaka tragjedia e qafe muzines rexhina çelhaka tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll