U plagosën në aksidentin tragjik, dy personat e mbijetuar janë jashtë rreikut për jetën, mjeku jep detaje: Kanë thyerje,
26 Gusht 2021, 18:13Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Të dy personat e plagosur në aksidentin tragjik ku mbetën pesë persona të vdekur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Lajmin e mirë e ka dhënë Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës, Sokol Feruni. Në një prononcim për AbcNews, Feruni tregoi se pacientët, mes tyre 25-vjeçarja shtatzënë, Greta Kaberdini, kanë thyerje e fraktura, por janë shumë mirë.
“Gjendja është e qetë. Po ndiqen nga mjekët. Kanë thyerje, fraktura në krah. Pacientja tjetër ka frakturë të brinjëve. Në përgjithësi gjendja është e qetë. Të gjithë viktimat kanë humbur jetën në vendin e aksidentit. S’kemi pasur asnjë që të vijë me shenja jete në spital,”- tregoi ai.
Ngjarja tragjike u shënua pasditen e sotme në Qafë Muzinë. Një mjet “Land Rover” i drejtuar nga Rexhina Çelhaka i preu rrugën furgonit me pasagjerë dhe bëri që i fundit të përfundonte në humbnerë. Për pasojë, ndërruan jetë pesë persona dhe dy të tjerë u plagosën. Drejtuesja e mjetit “Land Rover”, Rexhina Çelhaka ka mbetur gjithashtu e dëmtuar bashkë me dy mikeshat me të cilat po udhëtonte, por janë jashtë rrezikut për jetën.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GJIROKASTËR– Greta Daberdini është e reja që u nxorr gjallë nga furgoni që ra në greminë pasditen e sotme, ngjarje që shënoi pesë viktima. Mësohet se...
VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një makinë ka goditur një pemë në lagjen Çole të Vlorës, ndërkohë që janë plagosur 3 perso...
TIRANË– Ardhja e afganëve në Shqipëria ka sjellë revltën e Shoqërisë Civile. Avokati Altin Goxhaj ka dalë në transmetim LIVE, përmes JOQ, duke protes...
VORË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradës Tiranë-Durrës. Një makinë është përplasur dhe ka hipur në trafikëndarësen e autostradës. Sakt...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po përgatitet për ta rihapur spitalin Covid 3, duke qenë se shifrat e të infektuarve dhe personave q...
GJIROKASTËR– Motra e të resë që i preu rrugën furgonit dhe bëri që mjeti të përfundonte në humnerë e pesë persona të humbnin jetën ka treguar se Rexhina &C...
TIRANË- 3 humbje jete nga Covid dhe 888 raste të reja! Këto janë shifrat që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë gjatë orëve të fundit. Në 24 orët e fundit j...
GJIROKASTËR– Një vajzë, pasagjere në furgonin që u aksidentua në Qafë Muzinë dhe përfundoi në greminë ka shpëtuar.Mësohet se reja ndodhet në spital, ...