Aktualitet

Aksident në Vlorë, makina përplaset me pemën, plagosen 3 persona

26 Gusht 2021, 17:49 Nga DOSJA
Aksident në Vlorë, makina përplaset me pemën, plagosen 3

VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një makinë ka goditur një pemë në lagjen Çole të Vlorës, ndërkohë që janë plagosur 3 persona, të cilët ndodheshin në makinë.

Një nga të lënduarit ngeci në makinë pas momentit të përplasjes, dhe për nxjerrjen e tij u desh ndëryrja e zjarrfikësve. Nga tre të lënduarit 2 janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjeksore, ndërkohë që mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Videoja e mëposhme e publikuar nga Syri.net  tregon momentin pas përplasjes së makinës me pemën.

Por ky nuk është aksidenti i parë për sot në vend, pasi një aksident i rëndë ndodhi në Qafë-Muzinë, ku një furgon ra nga 25 metra lartësi, pasi një automjet “Land Rover”, i cili po ecte me shpejtësi, i preu rrugën. Nga aksidenti humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne vlore aksident ne vlore

Sondazh

Poll