Aktualitet

Kishin ardhur me pushime nga Ukraina, identifikohen dhe dy viktimat e tjera të aksidentit tragjik, janë burrë e grua

26 Gusht 2021, 18:07 Nga DOSJA
Kishin ardhur me pushime nga Ukraina, identifikohen dhe dy viktimat e tjera

TIRANË– Dy viktimat e tjera që u shënuan në aksidentin tragjik në Gjirokastër janë gjithashtu një çift bashkëshortësh. Olesander dhe Tetiana Fediaieva, 48 dhe 53 vjeç kishin ardhur me pushime në Shqipëri nga Ukraina, vendi ku kanë lindur dhe jetojnë.

Sot, ata ndodheshin në furgonin me pasagjerë që po udhëtonte nga Saranda drejt Tiranës. Mjeti iu pre rruga nga fuoristrada “Land Rover” dhe përfundoi në greminë. Nga ngjarja tragjike u shënuan pesë të vdekur dhe katër të plagosur. Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

LAJM KRYESOR: TRAGJIKE në Qafë Muzinë! Fuoristrada i pret rrugën furgonit me pasagjerë, mjeti bie në humnerë, humbin jetën pesë persona, mes tyre çifti i bashkëshortëve dhe shoferi, plagosen tre të tjerë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e qafe muzines tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll