VOA: Grupi i parë me emrigrantë afganë, vjen pas mesnate në Shqipëri, janë kryesisht gra e fëmijë, në Rinas zbresin pas
26 Gusht 2021, 18:32Nga DOSJA
SHQIPËRI– Një grup i parë qytetarësh afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pritet të mbërrijë në aeroportin ushtarak në Rinas pas orës 02.00 të mëngjesit. Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për më shumë se 120 persona, mes tyre dhe shumë fëmijë, të nisur nga Kabuli. Ata pritet të strehohen në struktura hoteliere në Durrës.
Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Duke ju përgjigjur pozitivisht një kërkese të qeverisë amerikane për të mikpritur persona, jetët e të cilëve kërcënohen nga talebanët, qeveria shqiptare u shpreh fillimisht se ishte e gatshme të strehonte disa qindra. Ndërsa prej javës së shkuar fluturime të shumta të planifikuara për të udhëtuar drejt Shqipërisë u anulluan si pasojë e kaosit në kreyqytetin afgan dhe aeroportin e tij, autoritetet shqiptare janë shprehur se do të presin disa mijëra. Një ditë më parë në një intervistë për televizionin CNN, kryeministri shqiptar Edi Rama foli për të paktën 4 mijë persona.
Pas mbërritjes në aeroport, grupi i qytetarëve afganë do të qëndrojë fillimisht në tendat e ngritura posaçërisht pranë aeroporti ushtarak, ku atyre do t’ju ofrohet dhe asistenca e parë mjekësore, ndërsa do të kryejnë dhe formalitetet burokratike. Sipas një vendimi të miratur të mërkurën nga Qeveria shqiptarëve, qytetarëve afganë do t’u ofrohet statusi i “mbrojtjes së përkohshme”. Po sipas këtij vendimi ata mund të qëndrojne deri në 1 vit në Shqipëri.
GJIROKASTËR– Pamjet që po shikoni tregojnë se çfarë ka mbetur në vendin ku humbën jetën pesë pasagjerë që po udhëtonin nga Saranda drejt Gjirokastrë...
GJIROKASTËR– Të dy personat e plagosur në aksidentin tragjik ku mbetën pesë persona të vdekur ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Lajmin e mirë e ka d...
GJIROKASTËR– Greta Daberdini është e reja që u nxorr gjallë nga furgoni që ra në greminë pasditen e sotme, ngjarje që shënoi pesë viktima. Mësohet se...
VLORË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Një makinë ka goditur një pemë në lagjen Çole të Vlorës, ndërkohë që janë plagosur 3 perso...
TIRANË– Ardhja e afganëve në Shqipëria ka sjellë revltën e Shoqërisë Civile. Avokati Altin Goxhaj ka dalë në transmetim LIVE, përmes JOQ, duke protes...
VORË- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradës Tiranë-Durrës. Një makinë është përplasur dhe ka hipur në trafikëndarësen e autostradës. Sakt...
TIRANË– Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po përgatitet për ta rihapur spitalin Covid 3, duke qenë se shifrat e të infektuarve dhe personave q...
GJIROKASTËR– Motra e të resë që i preu rrugën furgonit dhe bëri që mjeti të përfundonte në humnerë e pesë persona të humbnin jetën ka treguar se Rexhina &C...