Aktualitet

Kuti kartoni, sende në tokë dhe furgoni i ndarë në dysh, çfarë ka mbetur në vendin ku humbën jetën pesë persona

26 Gusht 2021, 18:23 Nga DOSJA
Kuti kartoni, sende në tokë dhe furgoni i ndarë në dysh,

GJIROKASTËR– Pamjet që po shikoni tregojnë se çfarë ka mbetur në vendin ku humbën jetën pesë pasagjerë që po udhëtonin nga Saranda drejt Gjirokastrës. Furgoni ku ndodheshin pesë viktimat dhe dy të të plagosurit shihet i ndarë në dysh, ndërsa jashtë tij kanë dalë sende të ndryshme si dhe disa kuti kartoni.

Ngjarja tragjike u shënua pasditen e sotme në Qafë Muzinë. Një mjet “Land Rover” i drejtuar nga Rexhina Çelhaka i preu rrugën furgonit me pasagjerë dhe bëri që i fundit të përfundonte në humnerë. Për pasojë, ndërruan jetë pesë persona dhe dy të tjerë u plagosën.

Drejtuesja e mjetit “Land Rover”, Rexhina Çelhaka ka mbetur gjithashtu e dëmtuar bashkë me dy mikeshat me të cilat po duëhtonte, por janë jashtë rrezikut për jetën.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet tragjedia e qafe muzines tragjedia e qafe muzines

Sondazh

Poll