Sport

Willian gati për largimin nga Arsenali, heq emrin e klubit nga Instagrami

26 Gusht 2021, 14:02 Nga DOSJA

ANGLI – Willian, anësori i ‘Topçinjve’ duket se është objektivi i Corinthians dhe po përgatit valixhet për t’u larguar nga ‘Emirates’. Mendohet se ish-ylli i Chelseas, i cili gëzoi një CV sportive të shkëlqyer shtatëvjeçare në ‘Stamford Bridge’, mund të bashkohet me klubin brazilian këtë verë.

Sulmuesi, 33 vjeç, zgjodhi të bashkohej me ‘Topçinjtë’ në vitin 2020, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me Mikel Arteta, që kërkonte të përmirësonte skuadrën. Por lojtari i kombëtares braziliane duket se ka mbetur prapa Bukayo Saka dhe Emile Smith Rowe në garën për një vend titullari te ‘Topçinjtë’.

Ai humbi edhe ndeshjen e Arsenalit për hapjen e sezonit kundër Brentford, pasi rezultoi pozitiv për Covid-19. Willian gjithashtu mungoi në ndeshjen ke skuadra e Artetas mposhti West Brom 6-0 në raundin e dytë të kupës së ligës.

Edhe pse Willian mendohet që preferon një lëvizje tjetër në ndonjë klub europian, ‘Metro’ raporton se lojtari nuk ka marrë shumë oferta. Pretendohet se një kalim në Corinthians, që aktualisht është në gjashtë më të mirëve në Brazil, mund të jetë opsioni më i zbatueshëm për sulmuesin, i cili mendohet të fitojë 200,000 £ në javë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘stamford bridge’ anësori i ‘topçinjve’ corinthians emirates ish-ylli i chelseas mikel arteta willian ‘stamford bridge’ anësori i ‘topçinjve’ corinthians emirates ish-ylli i chelseas mikel arteta willian

Sondazh

Poll