Politike

Rama përshëndetet me ministrat: Jam krenar me ju! Najada Çomo s’vjen në Kuvend! Në mandatin e tretë ndërtojmë Teatrin,

25 Gusht 2021, 09:59 Nga DOSJA
Rama përshëndetet me ministrat: Jam krenar me ju! Najada Çomo

TIRANË- “Tërmeti dhe pandemia diktuan një forcë të pashembullt ndryshimi të prioriteteve tona qeverisëse”,-e nisi fjalën kryeministri Edi Rama fjalimin përmbyllës ku u përshëndet me ministrat e mandatit të dytë qeverisës. Rama zgjodhi që lamtumirën me ministrat ta bënte “Live” në Ertv ku zgjodhi t’ja thoshte në sy secilit mendimin që kishte për punën e tij.

Kryeministri në krye të fjalës së tij bëri një bilanc të ecurisë së qeverisë me këto dy beteja që vazhduan përgjatë mandatit të dytë, ndërsa apeloi që qytetarët të vaksinohen. “Jam i prekur nga Najada Çomo“,-tha Rama teksa njoftoi se shefja e Shërbimit Infektiv nuk do të jetë në parlament por do të vazhdojë punën në spital. 


“Delta ka mbushur shtretërit në spitale, por asnjë person në gjendje të rëndë nuk është i vaksinuar”,-tha Rama duke theksuar edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit.

Kryeministri foli edhe sezonin turistik të cilin e etiketoi si të mbarë por me shumë probleme përsa i përket menaxhimit të plazheve. Shqipëria e dekadës që kemi hyrë, theksoi ai, duhet të jetë kampione në turizëm në Ballkan dhe kjo mund të arrihet vetëm duke mbrojtur mjedisin. 

Rama renditi arritjet e mandatit të dytë, ku shtoi se janë 3-fishuar eksportet bujqësore dhe në 2030-ën, Shqipëria do të jetë e para në rajon. “Kemi 3-fishuar eksportet bujqësore dhe kemi dalë në vendin e parë në rajon për përthithjen e fondit  mbështes për bujqësinë. Në 2030 kërkojnë që Shqipëria të jetë e para në rajon për eksporte bujqësore si ato që prodhohen në tokë dhe në det”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek procesi i dixhitalizimit dhe tha se ka ende për tu bërë në këto dy drejtime, por aksesi i qytetarit dhe korrupsioni është ulur. “Dixhitalizim për të zmbrapsur kudo hijen e bakshishit e ryshfetit, duke futur shtetin në kompjuterin e qytetarit, do të jetë lajkmotivi i kësaj qeverie“, tha Rama.

Shefi i qeverisë nuk e fshehu kënaqësinë teksa deklaroi projektet e mëdha që e presin në mandatin e tretë, ku përmendi 4 porte të reja, rritjen e pagave, uljen e taksave dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u shpreh kundër projektit aktual. 

Kryeministri shmangu çdo koment për opozitën, ndërsa polemikat për Ballkanin e Hapur i quajti “akuza të hatashme që nuk e shqetësojnë”. Rama njoftoi shpalljen e qeverisë së re javën e ardhshme ndërsa falenderoi ministrat ku la të kuptohej se shumë prej tyre nuk do të jenë më në të njëjtat karrige. “Ju falenderoj për këtë kohë sfiduese që kaluam së bashku që dua ta mbani parasysh edhe nëse nuk do jeni në mbledhjen e parë të qeverisë së re”,-tha Rama. 

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama konference per mediat edi rama edi rama konference per mediat

Sondazh

Poll

Politike 25 Gusht 2021, 20:40

TIRANË– Në Tiranë, kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se do të shpallë javën tjetër qeverinë e re socialiste, pasi fitoi një mandat të tretë qe...