Politike

Po Ana kur erdhi? Rama harron 36-vjeçaren: Nuk ka asnjë shqiptar në Afganistan

25 Gusht 2021, 19:04 Nga DOSJA
Po Ana kur erdhi? Rama harron 36-vjeçaren: Nuk ka asnjë shqiptar

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka harruar historinë e 36-vjeçares shqiptare që në media u prezantua si Ana, e cila ishte bllokuar në Afganistan. Në një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga, Rama u pyet nëse Shqipëria do të bëjë ndonjë operacion evakuimi apo nëse ka shqiptarë në Afganistan. Kryeministri u përgjigj prerë.

“Jo nuk ka shqiptarë të mbetur atje,”- tha Rama.

Po me Anën çfarë u bë?

Më 16 gusht, top-Channel raportoi se Ana është e vetmja vajzë nga Shqipëria që ka mbetur në Afganistan dhe që u bë dëshmitare se si ai vend ra sërish në errësirën e regjimit të talebanëve. Ajo është nga Tirana, 36 vjeçe dhe punon në një organizatë ndërkombëtare.

Ditën në vijim, ministri Niko Peleshi tha se operacioni ër evakuuimin e Anës po vijon, por më pas nuk është bërë asnjë detaj me dije në lidhje me të. Vetë Peleshi tha se nuk ishte i gatshëm t’i ndante të gjitha informacionet që kishte me publikun.

Në vendin tonë nuk ka mbërritur asnjë afgan, pasi asnjë avion me destinacion vendin tonë, nuk është ngritur nga Kabuli. Kaosi në aeroport e ka penguar këtë gjë, dhe përderisa asnjë emigrant s’ka shkelur në tokën shqiptare, Ana vijon atje. Por, kryeministri e ka harruar.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi rama per cnn shqiptarja ne afganistan edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi rama per cnn shqiptarja ne afganistan

Sondazh

Poll