Politike

Kë thumbon? Meta shpërndan mesazhin e Papës: Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët

25 Gusht 2021, 18:53 Nga DOSJA
Kë thumbon? Meta shpërndan mesazhin e Papës: Në

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vendosur të ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një mesazh të Papa Françeskut, të dhënë sot.

Pa thënë asnjë emër, Meta, referuar fjalëve të Papa Françeskut shkruan se në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën.

“Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”. “Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!” Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!”- shkruan Meta.

Me kë ta ketë vallë Presidenti?

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll