Politike

111-vjetori i lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, Meta: Dashuria duhet vënë në veprim! Të ndjekim shembullin e vlerës së

26 Gusht 2021, 09:39 Nga DOSJA
111-vjetori i lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, Meta: Dashuria

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ndarë një mesazh për 111-vjetorin e lindjes së shenjtores Nënë Tereza. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, kreu i shtetit shkruan se shenjtorja ishte simboli i frymëzimit të humanizmit dhe nënës së dhembshur shqiptare.

MESAZHI I METËS:

“Dashuria duhet vënë në veprim”, predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare.Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor.“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

Sot është 111-vjetori i lindjes i Nënë Terezës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur zyrtarisht si Nënë Tereza ka lindur më 26 gusht të 1910 në Shkup, por me “shtëpi” në gjithë botën. Jetën ajo ua dedikoj të gjithë njerëzve që ishin në nevojë. Ajo është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes “Ramon Magsaysay” dhe 1979 Çmimin “Nobel për Paqe”.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike 111-vjetori i nene terezes ilir meta nene tereza 111-vjetori i nene terezes ilir meta nene tereza

Sondazh

Poll

Politike 25 Gusht 2021, 20:40

TIRANË– Në Tiranë, kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se do të shpallë javën tjetër qeverinë e re socialiste, pasi fitoi një mandat të tretë qe...