Politike

‘S’ka, jo nuk dua’/ Rama: Vaksinimi i studentëve dhe i pedagogëve do jetë i detyrueshëm, nëse nuk doni rrini jashtë

26 Gusht 2021, 09:17 Nga DOSJA
‘S’ka, jo nuk dua’/ Rama: Vaksinimi i studentëve dhe i

TIRANË– Vaksinimi i studentëve dhe pedagogëve do të jetë i detyrueshëm. Këtë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama teksa ishte për inspektim në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2 në Tiranë. Kryeministri tha se kush nuk do që të vaksinohet mund të qëndrojë jashtë auditoreve pasi nuk ia ka njeri për borxh që të përfundojë në spital. Më tej, Rama zbuloi se në të ardhmen, studentët do të paraqesin kartën e vaksinimit me telefon ose dorazi e më pas do të futen brenda auditoreve.


‘Mund të vijë momenti duke pasur parasysh se cfarë po ndodh në botë, që vakisnimi për studentët që hyjnë në auditore të jetë i detyrushëm. Do duhet ta bëjmë që tani që nëse vjen momenti të mos na thonë pse sna thatë. Se këtu nuk ka dua, sdua. Është përgjegjësi se nëse thonë për vete se nuk duam t’ja dinë, për të tjerët nuk duhe që ti marrin në qafë. Ta nxjerrësh në telefon ose në dokument duke u listuar sipas listave të vaksinuarve, se është e pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm. Nuk ka jo nuk dua, studentët dhe petagogët që hyjnë në auditor kanë përgjegjësi. Vaksina nuk të heq 100% rrezikun por bën që kur infkeohesh të mund ta kalosh më lehtë. Dhe askush nuk ia ka borxh njeri që të shkojë në spital vetëm se thonë s’du, nëse s’do mos hy në auditor.‘- tha Rama.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama vaksinimi i studenteve edi rama vaksinimi i studenteve

Sondazh

Poll

Politike 25 Gusht 2021, 20:40

TIRANË– Në Tiranë, kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se do të shpallë javën tjetër qeverinë e re socialiste, pasi fitoi një mandat të tretë qe...