Politike

Rama zgjeron ofertën e Veliajt: Afganët mund të qëndrojnë përgjithmonë në Shqipëri nëse duan

25 Gusht 2021, 19:23 Nga DOSJA
Rama zgjeron ofertën e Veliajt: Afganët mund të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjeruar ofertën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili pak ditë më parë tha se më të mirët nga emigrantët afganë, mud të qëndrojnë përgjithmonë në Shqipëri.

Në një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga, Rama u pyet nëse Shqipëria është e gatshme të presë afganët përgjithmonë dhe kryeministri ‘hapi derën’. Ai madje citoi rreshtat e Kanunit dhe tha se shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, kështu që nëse afganët do të duan, mund të qëndrojnë.

“Nuk është çështja nëse jam i gatshëm, por ky është një vend ku te Kanuni ndër rreshtat e para thotë “shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut, ata do të jenë miqtë tanë, nëse duan të qëndrojnë le të qëndrojnë. Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, 2 fëmijët nga martesat e mëparshme janë ortdoksë. Kemi një të vogël që mund të zgjedhë të jetë hebre, i takon atij. Në rastin e afganëve bëhet fjalë për njerëz dhe jo etiketa që lidhen me ngjyrat, me kulturën dhe besimet,”- tha Rama ndër të tjera.

Më herët, rreth mesit të muajit gusht, Veliaj nuk e përjashtoi mundësinë që të qëndrojnë përgjithmonë afganët të cilët janë më të mirët, pa e përcaktuar mënyrën e përzgjedhjes së tyre. Madje Veliaj shtoi se Tirana është qytet kozmopolitan dhe se këtu jetojnë 144 shtetësi të ndryshme, kështu që afganët mund të bashkohen lehtësisht.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll