Politike

Berisha evokon bashkëpunimin me Olldashin, shmang Bashën nga filmimet

26 Gusht 2021, 05:23 Nga DOSJA
Berisha evokon bashkëpunimin me Olldashin, shmang Bashën nga filmimet

Në një video të publikuar në profilin e Sali Berishës në Facebook nuk ka se si të dallohet diferenca në hapësirën, që i është kushtuar Sokol Olldashit, në krahasim me një pamje aksidentale për Lulzim Bashën.

Bëhet fjalë për një video që përmbledh momentet kryesore nga qeverisja e Berishës 2005-2013, të cilën ai e ka shoqëruar me fjalët “Historia na meson rrugen qe duhet te ndjekim per te ardhmen me te mire!”.

Por ndërsa i ndjeri Olldashi shfaqet në video disa herë, madje i është lënë edhe një moment nga fjalimi për fushatën për Bashkinë e Tiranës në 2007, Lulzim Basha shfaqet vetëm një sekondë shkarazi. Edhe në momentin kur shfaqet Basha atij i bie shiriti që sapo ka prerë gjatë një inaugurimi dhe ulet ta marrë atë në tokë.

Ky dallim në kujtimet e Berishës ngjan si shenjë e pendesës tek lideri i PD, që asnjëherë nuk e kurseu mbështetjen për kandidaturën e Lulzim Bashës si pasardhës të tij.

Këto ditë pritet që Lulzim Basha të marrë një vendim, pro apo kundër kërkesës së amerikanëve, për ta përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Video që ka zgjedhur të publikojë sot ish-kryeministri mund të jetë edhe një sinjal, një shkelje syri për të gjithë ata që gjithnjë kanë preferuar Olldashin në vend të Bashës në krye të PD-së dhe që me kalimin e viteve janë shtuar./LAPSI.AL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha sokol olldashi lulzim basha sali berisha sokol olldashi

Sondazh

Poll

Politike 25 Gusht 2021, 20:40

TIRANË– Në Tiranë, kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se do të shpallë javën tjetër qeverinë e re socialiste, pasi fitoi një mandat të tretë qe...