Politike

‘Rikthehet’ Monika Kryemadhi! Shfaqet në Jalë me ‘look’ ndryshe, përlotet pas fjalimit

26 Gusht 2021, 05:29 Nga DOSJA
‘Rikthehet’ Monika Kryemadhi! Shfaqet në Jalë me

VLORË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është rishfaqur për publikun pas disa muajsh ‘zhdukje’. Në natën e tretë të kampit të LRI-së në Jalë, Kryemadhi është shfaqur e përlotur pas fjalimit që mbajti Ardit Çela.

Në ato momente kamera fokusohet te Kryemadhi e cila shihet e emocionuar pas fjalimit të Ardit Çelës, teksa ajo vetë nuk mbajti një fjalim në takimin e mbrëmjes së djeshme mes të rinjve të LRI-së.


Kam një falenderim të jashtëzakonshëm për Monika Kryemadhin sepse këto zgjedhje bëri një revolucion të vërtetë duke i dhënë hapësirë, jo se nuk e kemi pasur përpara, por këtë radhë ka qenë revolucion në drejtim të hartimit të listave dhe kjo ka një meritë falë zonjës Kryemadhi. Ka pasur ngarkesa më shumë sesa i kanë takuar. Ajo ka qenë aty rrufepritëse e të gjitha atyre gjërave që kemi pasur mangët. Ne nuk jemi dorëzuar, do të vazhdojmë” tha Ardit Çela.

Shihet se ajo ka ndryshuar pakëz ‘look’. Me flokë të prera akoma më shkurt dhe më e nxirë Kryemadhi shihet mes të rinjve.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 25 Gusht 2021, 20:40

TIRANË– Në Tiranë, kryeministri Edi Rama, bëri të ditur sot se do të shpallë javën tjetër qeverinë e re socialiste, pasi fitoi një mandat të tretë qe...