Politike

Vijon ‘saga’ e Ramës me afganët, rrit sërish numrin e emigrantëve që do vijnë në Shqipëri: Do presim 4 mijë

25 Gusht 2021, 17:58 Nga DOSJA
Vijon ‘saga’ e Ramës me afganët, rrit sërish numrin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e ka rritur sërish numrin e afganëve që pritet të vijnë të strehohen në Shqipëri. Në një tjetër inteërvistë të dhënë për mediat ndërkombëtare, konkretisht për gazetaren e CNN, Biana Golodryga, Rama ka deklaruar se në vendin tonë do të vijnë rreth 4 mijë emigrantë nga Afganistani.

Ai tha më tej se në këtë moment krize nuk është mirë që tu kthejmë shoinën afganëve, pasi dikur ishin shqiptarët si ata.

“2000 janë listuar tani dhe 2000 të tjerë ne po punojmë për t’i listuar për t’i pritur. Do jenë rreth 4000 mijë. Nuk bëhet fjalët për besim apo ngjyra, bëhet fjalë për njerëz, duhet t’iu japim strehë në një moment krize të thellë. Nuk mendoja për artin kur dola në rrugë për të kërkuar ndryshimin e regjimit.

30 vite më parë kemi qenë ne afganët për vëllezërit tanë italianë, kështu që askush më mirë se ne e kupton situatën e tyre. Kur nuk je shumë i pasur, kujtimet janë shumë të pasura. Si mund t’i lemë këta njerëz të vdesin? Si mund t’u mbyllim dyert atyre në një kohë si kjo, kur vendin e ka përpirë lufta?”- tha Rama ndër të tjera.

Më herët, kryeministri i Shqipërisë ka zbuluar për median italiane se në vend do të mbërrijnë 3 mijë afganë. Ndërsa në një tjetër intervistë pëer mediat spanjolle, Rama tha se do të vijnë 1 mijë të tillë. Numri i afganëve që pritet të vijnë në vendin tonë sa vjen e rritet, por në fakt këtu nuk ka shkelur ende asnjë emigrant. Për shkak të kaosit të shkaktuar në Kabul, nisja e avionit me ta është shtyrë.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi edi rama evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll