Politike

Evakuimi i afganëve në Shqipëri, Soreca takon Xhaçkën dhe Çuçin: Folëm për sigurinë dhe mënyrën e lëvizjes së tyre

25 Gusht 2021, 16:16 Nga DOSJA
Evakuimi i afganëve në Shqipëri, Soreca takon Xhaçkën

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, ka zhvilluar një takim me ministrne e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Soreca bën me dije se me ministrat ka folur për kushtet e strehimit të përkohshëm për afganët në nevojë. Sipas ambasadorit, populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe dinjitet.

Postimi nga Soreca:

Diskutime të mira sot me ministrat @xhacka_olta dhe @bledicuci. Me Unë përsërita lavdërimet #EU për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë. Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne prekëm çështje të rëndësishme të statusit të tyre ligjor, kontrolleve të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes. Populli afgan meriton të jetojë në siguri, dinjitet dhe siguri.

…important issues of their legal status, security checks and freedom of movement. The Afghan people deserve to live in safety, security and dignity. 2/2.

????? #Solidarity

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) August 25, 2021

Shqipëria pret prej më shumë se një jave ardhjen e emigrantëve afganë në vendin tonë. Nisja e tyre është shtyrë herë pas here për shkak të kaosit të krijuar në Kabul. Në Rinas janë ngritur disa çadra ushtarake ku ka staf mjekësor, forca ushtarake dhe psikologë për të pritur rreth 300 afganët, për t’u bërë një kontroll për gjendjen e tyre shëndetësore dhe psikologjike. Më pas do të bëhet edhe identifikimi i tyre, për t’u regjistruar më pas edhe në sistemin TIMS. Afganët do të transportohen me autobusë nën shoqërinë e Forcave të Rendit dhe të Ushtrisë, së bashku me një ambulancë ku dhe do të akomodohen në hotelin në Berat, konviktet në Tiranë dhe në hotelet e përcaktuara në Durrës.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bledi çuçi evakuimi i afganëve ne shqiperi luigi soreca olta xhacka bledi çuçi evakuimi i afganëve ne shqiperi luigi soreca olta xhacka

Sondazh

Poll