Politike

Erion Braçe jep dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit, mesazhi përmes videos me Hashim Thaçin: Ka një fund

25 Gusht 2021, 15:07 Nga DOSJA
Erion Braçe jep dorëheqjen nga posti i

TIRANË– Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë Braçe, përmes një psotimi në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar një video ku shihet se ka qenë nën shoqërinë e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në momentin që vendi u trondit nga një tërmet, Braçe shkruan se gjithçka ka një fund. 

“KA NJE FUND! I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE,
NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!”- shton ai.

Ky vendim vjen vetëm pak orë pasi vetë kryeministri Edi Rama u përshëndet me ministrat e kabinetit të tij. Rama zgjodhi që lamtumirën me ministrat që e shoqëruan në mandatin e dytë ta bënte “Live”, ku secilit, i ri dhe i vjetër, me mandat të plotë apo të përgjysmuar, t’ja thoshte në sy, mendimin që kishte për punën e tij. Kryeministri i mblodhi sot ministrat dhe në fjalën e tij bëri edhe një bilanc të ecurisë së qeverisë me dy betejat: pandeminë dhe tërmetin.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace hashim thaci largohet erion brace erion brace hashim thaci largohet erion brace

Sondazh

Poll