Politike

Fjalimi përmbyllës i Ramës për mandatin e 2-të, Basha: Asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër

25 Gusht 2021, 11:43 Nga DOSJA
Fjalimi përmbyllës i Ramës për mandatin e 2-të, Basha:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar fjalimin përmbyllës të kryeministrit Edi Rama. Me një postim në Twitter, Basha shkruan se Rama përsëriti vetëm ‘mashtrimet e vjetra’, ndërsa shton se korrupsioni ka kapur shtetin.

REAGIMI I BASHËS:

Asgjë e re nga përsëritja e mashtrimeve të vjetra. Plehrat digjen në kriza mjedisore të stisura për të çuar taksat e qytetarëve te mafia e inceneratorëve, krimi gëlon prej ortakërisë me pushtetin, korrupsioni që ka kapur shtetin është i përhapur në cdo qelizë të qeverisë, varfëron dhe largon shqiptarët, të braktisur edhe në kohë pandemie me numrin më të lartë të vdekjeve në raport me popullsinë në Europë dhe paketat më të vogla ekonomike në kontinent, integrimi në të cilin mbahet peng nga dështimet e njëpasnjëshme. Ky është bilanci real i një regjimi që masakron zgjedhjet vetëm për të vjedhur familjet shqiptare. Autorët e tij duhet të ishin përpara drejtësisë për atë që u kanë bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve në këto 8 vite, jo duke përrallosur për arritje imagjinare. Partia Demokratike është e angazhuar për të sjellë ato zgjidhje që masakra e 25 prillit u mohoi qytetarëve, sepse asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një e keqe e vjetër që e ka bërë Shqipërinë të pajetueshme për fëmijët tanë.

Rama përshëndetet me ministrat: Jam krenar me ju! Najada Çomo s’vjen në Kuvend! Në mandatin e tretë ndërtojmë Teatrin, 4 porte, ulim taksat. Akuzat e “Open Balkan” s’më shqetësojnë (FJALIMI)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll