Aktualitet

“Do të kemi vjeshtë të vonuar”/ Sinoptikania Lajda Porja: Gushti mbyllet me mot jo shumë të nxehtë, shtatori i

25 Gusht 2021, 13:35 Nga DOSJA
“Do të kemi vjeshtë të vonuar”/ Sinoptikania Lajda

Duket se sezoni turistik në bregdet mund të vijojë lirshëm edhe në fillim të shtatorit. Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb” në një lidhje live për “News24” ka thënë se gushti do të mbyllet me mot jo shumë të nxehtë, por të favorshëm për plazh ashtu si 10 ditët e para të shtatorit.

‘’Deri në 25 gushti ka pasur temperatura eksremisht të larta. Fundjava do të sjellë rritje të temperaturave. Gushti do të mbyllet me mot jo shumë të nxehtë, por të favorshëm për bregdet. Shprehja gusht e gunë do të jetë vlefshme për ditët e fundit të gushtit.

Sipas Porjas, këtë fundjavë do të ketë rritje temperaturash teksa rreshje shiu priten që sot pasdite kryesisht në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë.

‘’Parashikohet nga nesër dhe në vijim dhe në fundjavë të ketë rritje. Në fakt reshjet kanë nisur që mbrëmë, në orët e pasdites do të ketë reshje në zonat veriore dhe qendrore, jugu ka pasur vranësira, por jo reshje. Pasdite parashikohen reshje në gjithë territorin.’’- saktësoi ajo.

Turistët do të kenë kohë  tashmë nga kjo fundjavë e deri më 10 shtator të pushojnë përgjatë bregdetit shqiptar duke mos patur frikën e temperaturave apo reshjeve të shiut./ BalkaWeb

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lajda porja parashikimi i motit lajda porja parashikimi i motit

Sondazh

Poll