Politike

“Akuzat e hatashme ndaj meje…”, Rama flet prapë për ‘Ballkanin e Hapur’: Polemikat s’më shqetësojnë, vazhdojmë

25 Gusht 2021, 10:51 Nga DOSJA
“Akuzat e hatashme ndaj meje…”, Rama flet prapë për

TIRANE– Kryeministri Edi Rama foli sërish për kritikët e “Ballkani i Hapur”. Rama tha se është krenar me atë që është bërë ndërsa rikonfirmoi se kjo polemikë nuk e shqetëson fare dhe se do të vazhdojë punën në mandatin e tretë. Rama u ndal edhe te mosdakordësia me Kosovën dhe tha se bashkëpunimi mes dy qeverive do të vazhdojë.


Edi Rama:  Jemi të gjithë krenarë me atë që është bërë në fushën e mbrojtjes dhe punët e jashtme. Reputacioni ndërkombëtar, respekti i aleatëve tanë, përfshirja si asnjëherë më parë i diasporës në raport me qeverinë, vetë imazhi i vendit tonë, nuk kanë asnjë krahasim fare me vitin 2013. Janë shumë më lart sot se në vitin 2017. Kjo qeveri e mbyll mandatin me realizimin e të gjitha kushteve dhe stërkushteve për integrimin dhe me hapjen e një kapitulli të ri, si nismëtare e “Ballkanit të Hapur”. Polemika për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje, nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë aspak në mandatin e tretë. Ka shumë tym e zjarr të ndezur, por qeveria e re do të vazhdojë përpara edhe në këtë drejtim, pa humbur asnjë ditë të vetme. Kam besim se me qeverinë e Kosovës do bëjmë plot punë të mira, pavarësisht mosdakordësisë me “Ballkanin e Hapur”.

 

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama përshëndetet me ministrat: Jam krenar me ju! Najada Çomo s’vjen në Kuvend! Në mandatin e tretë ndërtojmë Teatrin, 4 porte, ulim taksat. Akuzat e “Open Balkan” s’më shqetësojnë (FJALIMI)

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ballkani i hapur edi rama mbledhja e qeverise 25 gusht ballkani i hapur edi rama mbledhja e qeverise 25 gusht

Sondazh

Poll