Politike

Najada Çomo dha dorëheqjen nga mandati i deputetes! Postin e saj në parlament pritet ta zërë një grua

25 Gusht 2021, 10:40 Nga DOSJA
Najada Çomo dha dorëheqjen nga mandati i deputetes! Postin e saj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se Najada Çomo i ka dorëzuar dorëheqjen nga mandati i deputetes. Tashmë vendi i saj mbetet bosh dhe pyetja lind… kush do jetë në parlament në vendin e Çomos?

Duke parë listën që përkon nga zgjedhjet e 25 prillit, posti bosh mund ti takojë Mimi Kodhelit.

Kodheli është renditur e 21-ta në listën zgjedhore e sipas kodit të ri zgjedhor, nëse largohet një femër, vendin e saj e zë po ashtu një femër dhe në listën e kandidatëve. Mimi Kodheli arriti të marrë 4907 vota socialistësh në kryeqytet e pas saj renditet Dallëndyshe Bici e cila ka grumbulluar 4977 vota.

Mirëpo ende nuk dihet nëse në post do të jetë Kodheli pasi ajo është në postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Ndërkohë javën e ardhshme pritet që të prezantohet qeveria e re e cila do të jetë në parlamentin shqiptar, aty ku pritet te zyrtarizohet se kush do të jetë në vendin e Çomos.

Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, Rama: Do të vazhdojë punën në spital! Mimi Kodheli: Sipas kodit më takon mua

(a.b)dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dallendyshe bici edi rama mimi kodheli najada çomo dallendyshe bici edi rama mimi kodheli najada çomo

Sondazh

Poll