Politike

Nga energjia tek infrastruktura/ Rama bën bilancin, i pakënaqur me shkollat: Pse edukatoret të mos paguhen sa mësueset? Prob

25 Gusht 2021, 10:45 Nga DOSJA
Nga energjia tek infrastruktura/ Rama bën bilancin, i pakënaqur me

TIRANE– Kryeministri Edi Rama bëri një bilanc përmbledhës para ministrave të kabinetit të mandatit të dytë, ku deklaroi se është arritur një punë e jashtëzakonshme në sektorin e infrastrukturës dhe atë të energjisë. Kryeministri tha se është arritur shumë edhe në ngritjen e aeroporteve ndërsa tha se sheh mangësi tek strukturimi i shkollave. Rama foli për një barazim të rrogës së edukatoreve me atë të mësuesve të shkollave të mesme dhe atyre 9-vjeçare.


PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Falë punës tek infrastruktura dhe energjia, kemi kushte të qëndrueshme për zhvillim ekonomik e social. Eksportuese neto e energjisë. Skavica nuk është më ëndërr në sirtar, por projekt në zhvillim nga SHBA. Jemi në vlerësim të projektit të kthimit të TEC-it të Vlorës nga symbol i dështimit në portë hyrëse të gazit të lëngshëm. Parku foto-voltaik i Karavastasë, pararojë e energjisë pjellore. I dhamë fund marrëzisë së vjedhjes së energjisë elektrike. Sot situata e sektorit energjitik të jetë e pakrahasueshme me mandatin e parë.

Falë punës së përkushtuar dhe drejtimit këmbëngulës të ministers, sot Kukësi është me aeroport ndërkombëtar. Me Vlorën ka hyrë në fazën përfundimtare. Aeroporti i Sarandës, gara është e hapur. Rruga Delvinë-Kardhiq po ashtu. Rruga e Arbërit e hapur. Shqipëria ka sot “Air Albania” që i ka rezistuar goditjes së pandemisë. Do të hyjë në fazë të re, rritje të avionëve të saj. Shërbimi i transportit rrugor, kancer shumëvjeçar, i trashëguar bashkë me aleatët e koalicionit tonë në mandatin e parë. E kishin kthyer patentat në fletë votimi dhe target në testera partie.

Shqipëria kërkon autopark rajonal për gara shpejtësi emotorike në bashkëpunim me FIA-s. Në qeverinë e re do të mund të hedhim hapa të mëdhenj drejt Shqipërisë 2030. I dukshëm ka qenë dhe përparimi në bujqësi, u dyfishua toka që punohet. U trefishuan eksportet dhe dolëm në vend të parë për thithjen e fondeve të BE.

Shqipëria duhet të jetë kampione eksporteve të prodhimeve bujqësore deri në 2030. Kemi çuar përpara reformimin e arsimit. Ende një det i tërë na ndan nga ambicia jonë për Shqipërinë arsimore. Jam krenar që për disa plagë në organizimin e sistemit arsimor janë zgjidhur. Nuk jam krenar për situatën në universitete, që do e adresojmë me rektorët, duke synuar përfshirjen sa më shumë në arsimin e lartë ndërkombëtarë. Shqipëria e 2030 duhet të kthehet në HAB të arsimit të lartë. Nuk jam krenar as për lëvizjen sportive shkollore. Realisht shumë në nivelin e mundësive tona reale. Do të merremi shumë me këtë. Si me aspektet kulturore.  E pajustifikueshme që fëmijët e vegjël të ngelen pa vëmendje. Edukatoret pse të mos paguhen sa mësuesit e shkollës fillore dhe të mesme?

 

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama përshëndetet me ministrat: Jam krenar me ju! Najada Çomo s’vjen në Kuvend! Në mandatin e tretë ndërtojmë Teatrin, 4 porte, ulim taksat. Akuzat e “Open Balkan” s’më shqetësojnë (FJALIMI)

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mbledhja e qeverise 25 gusht edi rama mbledhja e qeverise 25 gusht

Sondazh

Poll