Politike

Thirrja e SHBA-ve për lirimin e Navalny, përgjigjet Rusia: Ky bloger nuk është lider Opozite, nuk përfaqëson asnjë parti,

24 Gusht 2021, 14:14 Nga DOSJA
Thirrja e SHBA-ve për lirimin e Navalny, përgjigjet Rusia: Ky bloger

TIRANË– Ambasada e Rusisë në Tiranë i është përgjigjur thirrjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që vetëm një ditë më parë kërkuan lirimin e Alexej Navalni. Në një postim në faqen zyrtar, ambasada ruse nuk e njeh Navalnin si lider Opozite, por e quan një bloger që ka dëshirë të shëtisë gjykatave për përfitimet e tij.

Në postim shkruhet se më datë 30 dhjetor 2014 Gjykata Zamoskvoretski në Moskë, pasi shqyrtoi çështjen “Yves Rocher”, i shpalli vëllezërit Navalni fajtorë për mashtrim, krim i dënueshëm penalisht dhe dënoi me kusht Aleksej Navalnin për 3,5 vjet, ndërsa dënoi me 3,5 vjet burgim vëllain e tij, Oleg Navalni.

Mbështetjen e dhënë nga SHBA-të dhe vendet e Perëndimit, Rusia e quan të pamatur dhe me qëllimin për të ndërlikuar situatën e brendshme politike në Rusi. Sipas rusëve, gënjeshtra të hapura po përdoren kundër autoriteteve ruse, përfshirë provokimin e organizuar nga shërbimet speciale perëndimore lidhur me helmimin e supozuar të Navalnit me lëndën e ashtuquajtur “Noviçok”.  E gjithë kjo atyre u duket e pashpresë dhe paraljëmrojnë që të mos ushtrohet presion mbi Rusinë, pasi do tu përgjigjen.

Ambasada Ruse në Shqipëri: PËR ÇËSHTJEN E A.NAVALNIT

Në lidhje me informacionin, e postuar në faqen “Facebook” të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë më datë 23 gusht të këtij viti, për blogerin rus Aleksej Navalni dhe thirrjen në adresë të qeverisë ruse për të liruar menjëherë të ashtuquajturin “luftëtarin e lirisë” nga burgu, do të donim të përcillnim për publikun shqiptar sa më poshtë. Blogeri Aleksej Navalni nuk është aspak lider i opozitës, nuk përfaqëson asnjë parti politike dhe nuk shërben si “pasqyrë” që reflekton aspiratat e popullit shumëkombësh të Rusisë. Dëshira e pangopur e A.Navalnit për të shëtitur gjyqeve, përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, quhet hapur prej tij formë përfitimi, rrogë. Dhënja e vendimeve politike nga Gjykata në favor të tij është bërë si me konvejer.

Kujtojmë se më datë 30 dhjetor 2014 Gjykata Zamoskvoretski në Moskë, pasi shqyrtoi çështjen “Yves Rocher”, i shpalli vëllezërit Navalni fajtorë për mashtrim – krim i dënueshëm penalisht dhe dënoi me kusht Aleksej Navalnin për 3,5 vjet, ndërsa dënoi me 3,5 vjet burgim në koloni të regjimit të përgjithshëm vëllain e tij, Oleg Navalnin. Në janar të vitit 2021, pas kthimit nga Gjermania në Rusi, shtetasi rus A.Navalni u arrestua nga policia “për shkelje të shumta të afatit të provës” për të njëjtën çështje – “Yves Rocher”. Më datë 2 shkurt 2021 Gjykata Simonovski në Moskë ktheu dënimin me kusht në burgim (aktualisht ai shlyen dënimin në koloninë Pokrovskaja, rrethi i Vladimirit). Siç thuhet, «dura lex sed lex» … Vendet e Perëndimit, përfshirë SHBA-të, vazhdojnë t’i japin A.Navalnit një mbështetje të pamatur para së gjithash për të lëkundur dhe ndërlikuar situatën e brendshme politike në Rusi. Në vrullin e fushatës së nisur prej tyre, gënjeshtra të hapura po përdoren kundër autoriteteve ruse, përfshirë provokimin e organizuar nga shërbimet speciale perëndimore lidhur me helmimin e supozuar të Navalnit me lëndën e ashtuquajtur “Noviçok”. E gjithë kjo është për të ardhur keq dhe duket e pashpresë, dëshmon për paaftësinë e tyre për të hequr dorë nga harbutëria arrogante dhe mosdëshira për të pranuar realitetin, duke e ditur që më parë se është e kotë të ushtrosh presion mbi Rusinë, pasi përgjigja e saj, si gjithmonë, do të jetë e rreptë, por adekuate.

Një ditë më parë, ambasada e SHBA në Tiranë i bëri thirrje qeverisë në Rusi që të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny. Me anë të një video të ripostuar në “Facebook” nga ambasada në OSBE, kujtohej helmimi i Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve. Ata kërkojnë që çdo qytetar i Rusisë të ketë forcën që të shprehë mendimin pa pasur frikë nga ndëshkimi që mund të vijë më pas.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alexey navalny ambasada amerikane ambasada ruse alexey navalny ambasada amerikane ambasada ruse

Sondazh

Poll