Politike

Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, Rama: Do të vazhdojë punën në spital! Mimi Kodheli: Sipas kodit më takon mua

25 Gusht 2021, 10:20 Nga DOSJA
Najada Çomo dorëzon mandatin e deputetes, Rama: Do të

TIRANË- Rritja e rasteve me variantin Delta sipas kryeministrit Edi Rama është arsyeja kryesore pse deputetja e sapozgjedhur e Partisë Socialiste në Tiranë, Najada Çomo ka kërkuar të tërhiqet nga mandati i saj. Kryeministri e dha lajmin në mbledhjen e qeverisë ku deklaroi se edhe këtë dimër, beteja me Covid19 do të vazhdojë.


“Jam i prekur nga komunikimi me Najada Çomon, ajo më kërkori para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i depututes duke ndjerë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë nga ekipi i saj kur varianti Delta i virusit arriti të rimbushë shtretërit e pavionit të terapisë intensive. Çomo do të vazhdojë punën në spital”, tha Rama.

Duke parë listën që përkon nga zgjedhjet e 25 prillit, posti bosh mund ti takojë Mimi Kodhelit. Kodheli është renditur e 21-ta në listën zgjedhore e sipas kodit të ri zgjedhor, nëse largohet një femër, vendin e saj e zë po ashtu një femër dhe në listën e kandidatëve. Mimi Kodheli arriti të marrë 4907 vota socialistësh në kryeqytet e pas saj renditet Dallëndyshe Bici e cila ka grumbulluar 4977 vota. Kodheli në një prononcim për ‘Faxneës’ është shprehur se posti i takon asaj sipas kodit të ri.

Kodheli është në postin e zëvendëspresidentes së Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut. Mbetet të presim deri javën tjetër për të mësuar se kush do të jetë në vendin e Najada Çomos.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama mbledhja e qeverise 25 gusht mimi kodheli najada çomo najada como dorezon mandatin edi rama mbledhja e qeverise 25 gusht mimi kodheli najada çomo najada como dorezon mandatin

Sondazh

Poll