Politike

Krahasoi Dua Lipën me Bregoviç dhe u përpoq të ‘rregullonte’ situatën, Rama ‘masakrohet nga komentuesit: I vetmi fash

24 Gusht 2021, 20:57 Nga DOSJA
Krahasoi Dua Lipën me Bregoviç dhe u përpoq të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u përpoq të rregullonte sot, me një tjetër statjs, fjalët që shkroi një ditë më parë, ku krahasoi yllin ndërkombëtar me origjinë shqiptare, Dua Lipa me këngëtarin serb, Goran Bregoviç. Por, ata që i kanë dhënë përgjigje, kanë qenë vetë komentuesit, personat që ndjekin ose jo kryeministrin në rrjetet sociale.

Thuajse të gjithë janë në një mendje, teksa shkruajnë se kreu i Qeverisë mbase duhet të kishte pritur dekada ose shekuj për të ftuar një këngëtar serb, pasi Kosova i ka ende plagët e hapura.

“Kryminister nuk e di pse e bere ket per qfar arsye me siguri ke ndonje arsye te fort qe ftove aj shkaun ne Korc por njo dije qe ne ne Kosov i kemi ende plaget e hapura Dhe diqka per Ballkanin e Hapur si mundemi ne Kosovaret ti harrojm aq kallaj krimet e bera ne Kosova nga kriminelet shkje ndoshta nuk u kon koha e duhur per kett ndoshta u dasht me prit edhe disa vite ose disa dekada,”- shkruan një nga ndjekësit.

Por sërish, kryesoicalisti nuk është tërhequr. Në përgjigjen ndaj ndjekësit në Facebook, Rama shkruan se askush nuk duhet t’i bëjë tjetrit atë që i kanë bërë dhe se Ballkani i Hapur është e vetmja nismë për të mirën e fëmijëve tanë.

“Askush nuk te kerkon te harrosh asgje, por e para mos ua bej te tjereve te keqiat qe te kane bere ata ty, pra mos i thuaj shkja e mos e urre nje muzikant vetem pse flet gjuhen e tjetrit, sic bejne ata me ata qe flasin gjuhen tone dhe e dyta, Ballkani i Hapur eshte nje rruge me shume per interesat tona, prandaj s’kemi cfare presim po duhet te shtyjme fort perpara per te miren e krejt femijeve tane!”- shkruan Rama.

“.dhe serish ia paske fut KOT i nderuari z.kosmopolitan. Suksese tutje…radhe tjeter mos harro te ftosh dhe Cecen…dergoje kesaj radhe prane sheshit te pavaresise ne Vlore, aty perballe i ke dhe varrezat e heronjve dhe beni spektakel…dhe PO mos harro serish te shesesh pallavra koti e te na mesosh se si duhet ndertuar historia dhe hequr urrejtja. Dua Lipa e Rita Ora nuk e meritojne t’u permendet emri perkrah Bregoviqeve e shume Viqeve tjere, ato jane tjeter dimension e tjeter histori,”_ shkruan një ndjekës më tej.

“Fashisti në kët histori qe nga vizita në Beograd me 22 nëntor 2014-të e ktej je ti Zotri “rilindas”. Ke reabilituar nji genocidash në sytë botës gratis/falas duke e faktorizuar në rajon. Pra Serbia e genocidashit është konstant faktor destabilizues në rajon (Kosovë,Mal të zi, B&H) dhe ti në mnyrë konstante i jep kredite kësaj Serbie dhe këtij genocidashit. Ti duhësh ta ndigjosh zërin Kosovës, e ke të sanksionuar në kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Unë besoj qe ke kohë akoma të korrigjohësh dhe duhet ta bësh sa më parë. Ktu poshtë po të lëshoj linkun e atij qe ti tash 7-të vite e reabiliton në mnyrë të vazhdueshme….,”- vijon dikush më tej.

“Ti ke ofenduar krejt shqiptaret me ardhjen e Dajos tend G.Bregovic pervec se te thirrish nje artist shqiptar boteror por e therret Dajon tend G.Bregovic turp per gjith shqiptaret dhe poashtu barazon Bregovicin me Artsit si Dua Lipa dhe Rita Ora turp per tye dhe krejt atyre qe ishin ne ate koncert… TURP,”- shton një tjetër komentues.

Në përpjekje për tu dhënë përgjigje kritikave për ardhjen e Bregoviç në Korçë dhe për të komentuar incidentet e ndodhura në concert, Rama krahasoi Lipën me këngëtarin serb. Sipas Ramës, shqiptarët që sulmuan Bregoviçin janë po aq fashistë e mesjetarë sa ata serbët që sulmojnë yllin shqiptar vetëm se është me origjinë nga Kosova. Këto fjalë i kushtuan shumë kryeministrit, pasi prej dy ditësh nuk ndalen reagimet.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll