Politike

Përplasja për Navalny-n, Kim: SHBA do t’i mbajë sanksionet ndaj Rusisë!

24 Gusht 2021, 16:08 Nga DOSJA
Përplasja për Navalny-n, Kim: SHBA do t’i mbajë sanksionet

TIRANË-Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim ka kërkuar që SHBA-ja të mbajë sanksionet ndaj Rusisë, për okupimin e Krimesë dhe agresionin që po i bënë Ukrainës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se Rusia duhet të heq dorë nga okupimi i Krimesë dhe nga agresioni kundër Ukrainës. Ambasadorja Kim këtë postim e bëri pas refuzimit që Rusia bëri për lirimin e liderit të opozitës ruse nga burgu Alexej Navalny. 

Postimi i plotë:

“Siç tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë; “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë.”, shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë edhe një reagim të ministres për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte dje në samitin e Platformës së Krimesë në Kiev.

Një ditë më parë, ambasada e SHBA në Tiranë i bëri thirrje qeverisë në Rusi që të lirojë menjëherë udhëheqësin e opozitës ruse, Alexey Navalny. Me anë të një video të ripostuar në “Facebook” nga ambasada në OSBE, kujtohej helmimi i Navalnyt një vit më parë, shërimin e tij në Gjermani dhe kthimin e tij në Rusi, ku u arrestua dhe po mbahet në burg prej 200 ditëve. Ambasada ruse i është përgjigjur ditën e sotme kërkesës së SHBA-së për të liruar Navalny, duke e quajtur atë bloger që shkon në gjykata për përfitimet e tij personale.

(I.A;F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasada amerikane ambasada ruse yuri kim ambasada amerikane ambasada ruse yuri kim

Sondazh

Poll