Politike

“Nuk ju mbrojmë dot në Lazarat”, njoftimi i çuditshëm i DASH, Shehu: Ejani ikim bashkë e pimë kafe, jam pa fjalë, shp

24 Gusht 2021, 13:53 Nga DOSJA
“Nuk ju mbrojmë dot në Lazarat”, njoftimi i

TIRANË– Tritan Shehu ka ftuar qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të vizitojnë së bashku Lazaratin dhe madje të pinë edhe nga një kafe aty. Pas postimit paralajmërues të Ambasadës Amerikane në Tiranë, ku DASH, apelonte që amerikanët të rimendojnë udhëtimet në Shqipëri, për dy arsye: Covid19 dhe krimi në Lazarat.

Shehu shton se ka mbetur pa fjalë pas këtij statusi paralajmërues, teksa uronte të bëhej fjalë për një lapsus.

Reagimi i plotë i Tritan Shehut:

Po lexoj thellesisht i habitur ne media dhe Ëeb Site e Ambasades se ShBA nje lajm per Lazaratin, ku ai cilesohet si nje zone krimi, e pa sigurte edhe per policine, per shkak te kanabisit. Kam mbetur “pa fjale” nga ky publikim, qe shpresoj te jete nje lapsus absurd ose ndoshta dhe nje hakerrim provokativ. Si perfaqesues i atij komuniteti fisnik, puntor e te ndershem, dhe i te gjithe Qarkut te Gjirokastres, desheroj te garantoj cilindo per situaten tejet normale, jashte cdo perfshirje ne krim, te atij fshati ku askush nuk mund te gjeje qofte dhe nje rrenje kanabis.

E bej kete duke e ftuar cdo njerin qe desheron te shkojme se bashku, te vizitojme, te bisedojme me banoret aty dhe pse jo te marrim edhe nje kafe. Ai komunitet, i persekutuar rende gjate komunizmit, i lene krejt ne harrese e persekutim nga rregjimi i Rames, eshte bartes i vlerave e idealeve demokratike, Europiane dhe te miqesise se thelle me ShBA. Ky eshte realiterti aty qe nuk mund te tjetersohet as nga keq informimet dashakeqese te Qeverise sone e instrumentave te saj, si pasoje e nje urrejtje patologjike, pikerisht per shpirtin demokrat te lazaratasve.

DASH, apeloi që amerikanët të rimendojnë udhëtimet në Shqipëri, për dy arsye: Covid19 dhe krimi në Lazarat. Sipas DASH, situata e sigurisë atje është e paqëndrueshme dhe Policia lokale ka aftësi të kufizuara për të mbrojtur udhëtarët.

(F.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ambasada amerikane lazarati tritan shehu ambasada amerikane lazarati tritan shehu

Sondazh

Poll