Sport

PSG “dridhet” nga oferta e Real Madrid, Florentino Perez e ka seriozisht për Mbappe, zbulohet oferta për sulmuesin

24 Gusht 2021, 21:46 Nga DOSJA
PSG “dridhet” nga oferta e Real Madrid, Florentino Perez e ka

SPANJË-Real Madrid provon sulmin final për Kylian Mbappe. Disa ditë pas mbylljes së merkatos, klubi madrilen e ka seriozisht për kampionin francez. Pas mbërritjes së Messit në Paris dhe deklaratave të fundit të Mbappe-s, Real po përpiqet maksimalisht për të arritur te lojtari.

Siç raportohet nga El Chiringuto TV, Real Madrid në fakt ka konfirmuar se ata i kanë bërë një ofertë prej 160 milionë eurosh PSG-së për sulmuesin. Përveç kësaj, Real Madrid ka kërkuar nga klubi francez që të mund të flisnin me lojtarin dhe agjentin e tij për transferimin përfundimtar në Spanjë.

Mbappe/ Real përpiqet, por PSG refuzon

Sulmuesi francez dëshiron largimin nga klubi dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.Largimet e Odegaard, Varane dhe Reguilon, përveç lamtumirës së Sergio Ramos, do të lejonte që Real Madrid të kishte burimet për të nisur sulmin ndaj Mbappes, transferimi i mundshëm i të cilit mund të shkaktojë një tërmet që mund të përfshijë edhe Cristiano Ronaldon. Nga Franca, megjithatë, ata raportojnë se PSG do të kishte refuzuar menjëherë ofertën e parë të klubit madrilen për Mbappe.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mbappe psg real madrid mbappe psg real madrid

Sondazh

Poll