Sport

VIDEO/ Uzuni jashtë Champions League, Ferencvaros mundet edhe në Hungari, ja rezultatet e dy takimeve të tjera

24 Gusht 2021, 21:29 Nga DOSJA
VIDEO/ Uzuni jashtë Champions League, Ferencvaros mundet edhe në

EUROPË– Duhet të ishte ndeshja e “hakmarrjes” por nuk rezultoi kështu. Ferencvaros dështon të prekë grupet e Champions League pasi hungarezët munden edhe në ndeshjen e dytë përballë Young-Boys me shifrat 2-3. Nga minuta e parë në këtë sfidë ishte edhe Myrto Uzuni, i cili arriti të jepte edhe asist në golin e dytë të skuadrës së tij.

Megjithatë kaq nuk ka mjaftuar dhe tani Ferencvaross ndërpret ëndrrën për të qenë për të dytën herë radhazi pjesë e grupeve të kompeticionit më madhor për klube. Megjithatë sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e Europa League-s.

Në dy ndeshjet e tjera, Ludogorets ka fituar 2-1 ndaj Malmos, por është skuadra suedeze që kalon më tej, ndërsa Benfica merr një kualifikim me zemër duke bllokuar PSV me shifrat 0-0, pasi skuadra portugeze deri në minutën e 32′ e pa veten me 10 lojtarë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ferencvaros uzuni ferencvaros uzuni

Sondazh

Poll