Sport

Correa te Inter për 31 milionë euro, zbulohet “kryevepra” e Marottas për transferimin e argjentinasit

24 Gusht 2021, 19:50 Nga DOSJA
Correa te Inter për 31 milionë euro, zbulohet “kryevepra”

MILANO– Inter arrin përfundimisht te Correa. Sulmuesi i Lazios, aq shumë i kërkuar nga trajnerin Simone Inzgahi pritet këto ditë të zbarkojë në Milano dhe të firmosë me Inter. Presidenti i Lazios dhe drejtori sportiv Igli Tare përmbushën vullnetin e argjentinasit për tu larguar dhe tani në arkat e bardhekaltërve do të shkojnë 30 milionë plus 1 milionë bonus.

Megjithatë ai që e ka bërë të mundur këtë “kryevepër” është administratori i klubit të Interit, Giuseppe Marotta.Lojtari do të zbarkojë në Milano fillimisht në huazim me detyrim blerje, Inter tani do të paguajë 1 ose 5 milion euro, ndërsa pjesa tjetër do të paguhet e ndarë në 3 këste duke nisur nga sezoni ardhshëm, në këtë mënyrë Inter ka më tepër “oksigjen” financiar për të arritur te një tjetër blerje.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport correa inter lazio marotta correa inter lazio marotta

Sondazh

Poll