Sport

Studimi: 2.5 miliardë euro humbje, nga mbyllja e stadiumeve në 5 ligat kryesore të futbollit europian!

24 Gusht 2021, 14:35 Nga DOSJA

ZVICER – Mbyllja e stadiumeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, e miratuar në pesë ligat kryesore europiane në dy sezonet e fundit, ka privuar klubet nga 2.5 miliardë euro të ardhura nga “dita e ndeshjes”.

Kjo është ajo që del nga një studim i KPMG. Që nga pranvera 2020, ndeshjet e futbollit janë pezulluar për tifozët dhe sezonet sportive kanë përfunduar me stadiume të zbrazëta, duke zvogëluar numrin e ndeshjeve me publik në sezonin 2019/2020 në Angli, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Francë deri në masën 27% të kapaciteve.

Kjo rezultoi në “një rënie të konsiderueshme të të ardhurave të grumbulluara në ditën e ndeshjeve (të ardhura nga biletat, sponsorët, tregtia, furnizimi me ushqim)”.

Ndikimi ishte më i fortë në Bundesligë, liga me numrin më të lartë mesatar të shikuesve në stadiume për ndeshje në botë (42.000 shikues), me 157 milionë euro humbje për 18 klubet, ndërsa Ligue 1, me një mesatare spektatorësh prej 23.000 spektatorësh për ndeshje, humbi tri herë më pak (48 milionë).

Ndërsa në nivelin e klubeve dhe në terma absolutë, Barcelona dhe Real Madridi ishin më të prekurit, me humbje prej 39 dhe 35 milionë euro. Si rezultat, të ardhurat e tyre ishin respektivisht 136 dhe 120 milionë.

Sezoni 2020/2021 u zhvillua pothuajse plotësisht me dyer të mbyllura në pesë vendet dhe KPMG vlerëson një humbje totale prej “mbi 2 miliardë eurosh” për këtë vit financiar. Firma e auditimit, beson se sezoni që sapo ka filluar, do të ofrojë vetëm një rikuperim të pjesshëm të këtyre humbjeve.

Kornizat rregullatore janë shumë të ndryshme dhe ka të ngjarë të ndryshojnë sipas vendeve, pasi Anglia lejon stadiume me kapacitet të plotë, Spanja lejon vetëm 40% pjesëmarrje dhe Serie A italiane 50%.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia barcelona dhe real madridi bundesligë mesatarisht 42.000 shikues serie a spanja anglia barcelona dhe real madridi bundesligë mesatarisht 42.000 shikues serie a spanja

Sondazh

Poll

Sport 24 Gusht 2021, 14:01

ANGLI – Premier League kërkon të mbyllë dyert për futbollistët, të cilët janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për botërori...

Sport 24 Gusht 2021, 10:46

Andi Lila bie në grackë e Ornelës…

TIRANE – Periudha dixhitale ka bërë të mundur të shohim e mësojmë shumë nga çfarë ndodh kudo në botë.Mes videove lojërave dhe gjithçkaje që ...