Aktualitet

Atentati në Vlorë/ Ky është Orest Rexho, kunati i “Çipurit”që mbeti i vrarë (Foto)

17 Shkurt 2019, 18:02 Nga DOSJA
Atentati në Vlorë/ Ky është Orest Rexho, kunati i

Orest Rexho, është një nga personat që mbeti i vdekur nga atentati i sotëm në qytetin e Vlorës. Ditën e sotme një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës, në zonën e njohur si “Uji i ftohtë”, ku pas një breshërie me armë zjarri 2 persona mbetën të vdekur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.(Lexo këtu)

Burime për Dosja.al, bënë me dije se shënjestra e atentatit ka qenë 42-vjeçari Armando Sulejmani, ndërsa dy viktimat kanë qenë: Orest Rexho dhe Arian Hasani, përkatësisht kunati dhe shoku i Sulejamanit. Ndërsa, kanë qenë pikërisht banorët e zonës, ata që kanë lajmëruar policinë, e cila është vënë në ndjekje të autorëve.

42-vjeçari i njohur si “Çipuri”, shënjestra e atentatit të sotëm, ka qenë i dyshuar për atentatin ndaj Ferdinand Llanajt, i cili mbeti i plagosur rëndë, më 1 tetor 2017, në rrugën “Transballkanike” në Vlorë.(Lexo këtu)

 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armando sulejmani orest rexho vrasje ne vlore armando sulejmani orest rexho vrasje ne vlore

Sondazh

Poll