Aktualitet

Strehimi i afganëve, qeveria miraton fonde për shtimin e kapaciteteve pritëse: 6,7 mln lekë do të përdoren për rikonstruk

24 Gusht 2021, 16:04 Nga DOSJA
Strehimi i afganëve, qeveria miraton fonde për shtimin e kapaciteteve

TIRANË- Qeveria shqiptare ka bërë një rishpërndarje të fondeve të Buxhetit të Ministrisë së Brendshme. Me anë të në vendimi të publikuar në fletoren zyrtare, bëhet e ditur se qeveria i ka hequr një fond prej 6.7 milion lekësh buxhetit të Ministrisë së Brendshme dhe i ka vënë në dispozicion për rikonstruksionin e Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkues ku dhe do të strehohen afganët që do të vijnë në vendin tonë.

Përmes këtij vendimi synohet shtimi i kapaciteteve pritëse për azilkërkuesit, si dhe rikonstruktimi total i godinës që mndodhet në Babrru.

Vendimi i plotë:

VENDIMNr. 499, datë 20.8.2021 PËR MIRATIMIN E RISHPËRNDARJES SË FONDEVE BRENDA PROGRAMEVEBUXHETORE TË MINISTRISË SË BRENDSHME

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.1998, “Përmenaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr. 137/2020,“Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, dhe të nenit 44, të ligjit nr. 10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i MinistraveVENDOSI:

1. Në buxhetin e vitit 2021 të bëhet rishpërndarja e fondeve brenda programeve buxhetore të miratuara për Ministrinë e Brendshme, si më poshtë vijon:

a) për programin “Planifikim menaxhimi”, në artikullin 231 “Shpenzime kapitale të trupëzuara”,shtohet fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh;

b) për programin “Policia e Shtetit”, në artikullin 231 “Shpenzime kapitale të trupëzuara”, të pakësohet fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh.

2. Fondi prej 6 700 000 (gjashtë milionë e shtatëqind mijë) lekësh të përdoret nga Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues, për kryerjen e procedurës së prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i godinës së QKPA-së”, me qëllim rritjen e kapaciteteve akomoduese për kërkuesite mbrojtjes ndërkombëtare në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Tiranë.

3. Ngarkohet Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues që, për shkak të emergjencës së krijuar nga kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare, të marrë masa të menjëhershme në funksion të rikonstruksionit të godinës, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin ekëtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

(I.A;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ministria e brendshme qeveria shqiptare rikonstruksioni i qendrës kombëtare pritëse për azilkërkues ministria e brendshme qeveria shqiptare rikonstruksioni i qendrës kombëtare pritëse për azilkërkues

Sondazh

Poll