Sport

24 Gusht 2021, 14:01 Nga DOSJA

ANGLI – Premier League kërkon të mbyllë dyert për futbollistët, të cilët janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për botërorin “Katar 2022”. Shumë trajnerë pritet të mos i lirojnë lojtarët e tyre të udhëtojnë jashtë ishullit, për shkak të protokollit anti-Covid-19 që ka Britania e Madhe.

Protokolli shëndetësor i futbollit anglez përcakton, se lojtarët që do të ftohen nga kombëtaret përkatëse, kur të rikthehen në Angli, do të duhet që të karantinohen për 10 ditë, çka do t’i privonte ata nga pjesëmarrja në skuadrat e tyre dhe Premier League për një relativisht të gjatë.

Ky nuk është një lajm i mire edhe për përfaqësuesen e Kosovës, pasi pjesë e futbollit anglez të Premier League është edhe sulmuesi Milot Rashica, i cili këtë verë u transferua nga Werder Bremen për te skuadra Norwich City. “Dardanët” gjatë shtatorit do të përballen me Gjeorgjinë, Greqinë dhe Spanjën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport norwich city premier league protokolli shëndetësor i futbollit anglez protokollit anti-covid-19 të karantinohen për 10 ditë werder bremen norwich city premier league protokolli shëndetësor i futbollit anglez protokollit anti-covid-19 të karantinohen për 10 ditë werder bremen

Sondazh

Poll

Sport 24 Gusht 2021, 10:46

Andi Lila bie në grackë e Ornelës…

TIRANE – Periudha dixhitale ka bërë të mundur të shohim e mësojmë shumë nga çfarë ndodh kudo në botë.Mes videove lojërave dhe gjithçkaje që ...