Sport

Dy gafat e Szczesny i kushtuan rëndë Juventusit, trajneri Allegri po mendon të ‘’ndëshkojë’’ portierin

24 Gusht 2021, 10:48 Nga DOSJA
Dy gafat e Szczesny i kushtuan rëndë Juventusit, trajneri Allegri po

ITALI – Szczesny e nisi mjaft keq sezonin e ri të kampionatit pasi dy gabimet e tij i mohuan tre pikët Juventusit në ndeshjen e parë. Bardhezinjtë po kryesonin 2-0 përballë Udineses por dy gafa të polakut sollën edhe dy golat e kundërshtarit me ndeshjen që u mbyll në barazim 2-2.

Szczesny në fillim shkaktoi një penallti dhe më pas e teproi me mbajtjen e topit duke bërë që kundërshtari t’ia rrëmbente topin nga këmbët dhe të shënonte. Edhe pse ishte vetëm java e parë e kampionatit këto gabime nuk mund të falën pa limit. Trajneri i Juventusit, Max Allegri po mendon që në ndeshjen tjetër të aktivizojë Mattia Perin si titullar duke lënë polakun në stol.

Ky i fundit është portieri i dytë i bardhezinjëve pas largimit të Buffon. Por fundja të gjithë mund të kenë një ditë të keqe dhe Allegri e di mjaft mirë këtë dhe nuk do që të krijojë polemika të panevojshme në skuadër.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri juventus szczęsny allegri juventus szczęsny

Sondazh

Poll